Dy persona ‘mashtruan’ vdekjen dhe i mbijetuan një aksidenti të tmerrshëm ku automjeti me të cilin udhëtoni u bë copa.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Chaohu në provincën lindore kineze, Anhui. Pamjet e aksidentit janë të frikshme. Aty shihet një kamion që ka palosur një autoveturë.

Një pjesëtar i grupit të emergjencës që iu përgjigj ngjarjes tha se në pamje të parë, kur pa aksidentin mendoi menjëherë se nëse ka patur ndonjë person në autoveturë, me siguri ka vdekur.

Fatmirësisht dy personat që ndodheshin në autoveturë jo vetëm që mbijetuan, por ja hodhën edhe pa ndonjë plagë serioze.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel