Qeveria e Suedisë do të asistojë me rreth 2.8 milionë euro Institutin e Statistikave për rritjen e standardeve statistikore në përputhje me ato të Bashkimit Europian.

Marrëveshja 3-vjeçare mundëson përmirësimin e treguesve statistikorë ekzistues si dhe hartimin e treguesve të rinj. Marrëveshja ka në fokus saktësinë, statistikat në ndihmë të biznesit, rritjen e transparencës dhe aksesimin e tyre online si dhe rritjen e sasisë së të dhënave që do të vihen në dispozicion të kërkuesve shkencorë.

Po ashtu, për herë të parë në INSTAT do të krijohet një qendër trajnimi e cila do të shërbejë si shkollë jo vetëm për stafin e INSTAT-it, por dhe kualifikimin në fushën e statistikave për studentë, stafe pedagogjike etj.

Top Channel