Me anët të një deklarate për shtyp Presidenti i Republikës bëri të ditur se po ndjek me shqetësim situatën e vështirë të shkaktuar nga përmbytjet.
“Nisur nga situata e vështirë dhe përmbytjet e shkaktuara në Qarkun e Lezhës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dërgoi sot në këto zona një ekip të Kabinetit të tij të përbërë nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Gjergj Lezhja, Këshilltari për Mbrojtjen, Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj dhe Këshilltari për Çështjet e Pushtetit Lokal, Ylli Asllani”
“Ekipi i dërguar nga Presidenti Nishani u takua me Prefektin e Qarkut të Lezhës si dhe kryetarë të komunave të zonave të përmbytura. Presidenti i Republikës po ndjek me vëmendje të veçantë situatën e krijuar dhe masat e marra për tejkalimin e saj duke kërkuar angazhimin maksimal për sigurinë e jetës së banorëve si prioriteti më kryesor”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga Presidenca.
Top Channel