Festa tradicionale e Top Media-s

19/10/2014 00:00

Dita e lindjes së themeluesit të Top Media-s, Dritan Hoxha dhe nisja e programeve të sezonit të ri televiziv në Top Channel ka mbledhur të gjithë stafin e Top Media-s në festën e përvitshme. Festë është hapur me fjalën e presidentes së kompanisë, Vjollca Hoxha.

“Të falenderosh Tanin sonte është shumë pak, ai meriton një falenderim shumë të madh. Dua të bëj një falenderim për të gjithë stafin e Top Media-s. Dua t’ju falenderoj për përkushtimin tuaj, për angazhimin tuaj dhe për sukseset që kemi arritur në vitin që lamë pas. Sonte do t’ju lutesha që po me atë angazhim e përkushtim të madh që kemi arritur deri këtu të vazhdojmë të ecim më përpara. Të tjerët të na ndjekin ne. Të jemi shembull për të gjithë”, u shpreh Vjollca Hoxha, presidente e Top Media-s.

Festa e Top Media-s, që zhvillohet çdo tetor ka qenë një ide e Dritan Hoxhës, një traditë që vazhdon prej vitesh. Këtë vit është festuar edhe një tjetër ditëlindje, ajo e së bijës së tij, Lori Hoxha.

Top Channel