
Virusi i Ebolas ka paralizuar vendet e Afrikës Perëndimore, aty ku nisi epidemia më e madhe e regjistruar ndonjëherë e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Njëri prej vendeve më të prekura është Sierra Leone, ku së fundmi si të mos mjaftonte përhapja e virusit grupet e “pastrimit të rrugëve” kanë hyrë në një grevë urie duke kërkuar që të paguhen për punën e tyre.
Detyra e tyre është që të ndërhyjnë me veshjet e posaçme për të zhvendosur nga rrugët apo banesat dhe më pas të varrosin apo djegin trupat e viktimave të virusit. Pjesëtarët e këtyre grupeve thonë se nuk janë paguajtur që prej një jave.
Greva ka shtuar frikën për një përhapje akoma më të madhe të virusit pasi në rrugët dhe lagjet e kryeqytetit sheh trupa të pajetë, shpesh të braktisur edhe nga familjarët e tyre.
Numri i viktimave të regjistruara deri më tani ka prekur 3500 personat, ndërsa së fundmi alarmi është dhënë edhe në Spanjë ku punonjësja e një spitali në Madrid rezultoi pozitive ndaj testeve. Ajo ishte pjesë e një grupi mjekësor që u morën me trajtimin e një pacienti të infektuar, ndërsa menjëherë pas infermieres pozitvë u regjistruan edhe pesë persona të tjerë.
Top Channel