Një fëmijë 4-vjeçar ka dëshmuar se trima nuk janë vetëm të rriturit. Liam Mansell është bërë një nga njerëzit më të ri që merr çmimin për trimëri në vendin e tij, pasi shpëtoi shkollën nga zjarri.

Liam, i cili ka qenë në shkollë kur pa tymin të dilte nga printeri, gjë që shtyu atë të prekë zilen e alarmit të zjarrit, duke bërë të mundur që 167 nxënës dhe stafi i gjithë shkollës të evakuohen në mënyrë të sigurt. Për këtë akt të guximshëm, Liam u shpërblye me Cmimin e Trimërisë nga departamenti i zjarrfikësve gjatë asamblesë së mbajtur në shkollën e tij.

Një argjendare pa gishta. Kjo ëhshtë 40-vjeçarja Annette Gabbedey. Ajo merret me krijimin e agjendarive dhe objekteve të çmuara, të cilat i dekoron vetë. Annette nuk përdor as pajisje të veçanta, por limitohet duke përdorur vetëm mjetet normale të argjendarisë. Kushdo që i ka parë krijimet e saj nuk e ka besuar kur ka mësuar se ato janë krijimet e bëra nga një njeri pa gishta. Anette thotë se duke qenë se ka lindur kështu nuk e ka idenë se si mund të jetë ndryshe.

Fshati Malbardhë i Laçit është vlerësuar me çmimin e Kampionëve “Vepro Tani”. Ky vend u bë i njohur pak kohë më parë si pjesë e ciklit të reportazheve “Shqipëria Tjetër” në Top Channel. Një fshat me mbi 95% myslimanë ka kontribuar së bashku me komunitetin katolik në minorancë në ndërtimin e një kishe mbi themelet e asaj të vjetër. Pas publikimit në Top Channel në shkurt të këtij viti, mediat franceze, italiane, gjermane, amerikane, arabe, aziatike etj., publikuan këtë rast që simbolizon bashkëjetesën mes besimeve në Shqipëri.

Top Channel