Bie në kafazin e tigrit, gjen vdekjen

23/09/2014 00:00

Një i ri indian gjeti vdekjen në një kopësht zoologjik të Nju Delhit, kur nga pakujdesia ra brenda pjesës së rrethuar ku mbahej një tigër i bardhë.

I riu, i identifikuar më vonë si një 17-vjeçar dyshohet se në përpjekje për të shkrepur një foto kujtim nga vizita në kopësht, është ngjitur tek telat rrethues, por fatkeqësisht ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në anën e gabuar të rrethimit.

Thirrjet për ndihmë të vizitorëve të tjerë kanë qenë të kota, 17-vjeçari pak sekonda pasi u rrëzua nga rrethimi është sulmuar nga tigri. Kujdestarët e kopështit kanë ndërhyrë me të mbërritur në vendin e ngjarjes, por për 17-vjeçarin ishte shumë vonë, ai kishte ndërruar jetë.

Autoritetet indiane kanë nisur një hetim për rastin në fjalë, nisur edhe nga pretendimet e disa prej vizitorëve që thonë se kujdestarët dhe ndihma e shpejtë u vonuan.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel