Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin
Ekzekutimi brutal me prerje koke i gazetarëve amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff nga xhihadistët e ISIS-it ka prekur thellë opininon publik në mbarë botën. SHBA-ja edhe 13 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit është sërish e frikësuar.
Sipas një sondazhi të “Wall Street Journal”, pothuajse një amerikan në dy (47%) janë të bindur se vendi i tyre është më i pasigurt se përpara sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001.
Disa vite më vonë u bë një sondazh tjetër dhe rreth 28% e tyre ishin shumë të shqetësuar për atentatet e reja. Vetëm 26% e amerikanëve ndjehen sot më të sigurt se përpara sulmeve të Al Kaedës.
“Nju Jorku do të jetë gjithmonë një objektiv për sulmet e terroristëve. Kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë. Mendoj se nuk do të ndryshojë asnjëherë”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, në një intervistë për ‘Associated Press’.
Bill de Blasio do të marrë pjesë edhe në ceremoninë përkujtimore në “Ground Zero”.
“Përgjegjësia që kam sot ka ardhur edhe si pasojë e asaj ditë të tmerrshme. Duhet të jemi shumë vigjilentë nga sulmet eventuale që na kanosen”, tha Bill de Blasio.
Top Channel