Pasdite rikthehet me fenomenet e verës

01/09/2014 00:00

Pushimet përfunduan…të paktën për pjesën më të madhe të atyre që në këtë 1 shtator i janë rikthyer rutinës. E për të shoqëruar familjet shqiptare në orët e pasdites në Top Channel u rikthye emisioni i Pasdites.

Me një imazh të ri, por pa humbur identitetin, Pasdite premton një sezon me shumëllojshmërinë e tematikave që e ka karakterizuar gjithmonë, nën drejtimin  e Kozeta Torishta.

E për të vazhduar përpara duhen le të hedhim njeherë sytë nga vera dhe pushimet që lamë pas. Kjo verë, përveçse nuk ishte shumë e nxehtë, nuk ka qenë as shumë “e qetë”. Ajo është karakterizuar nga disa fenomene “virale”. Njëri prej tyre që përfshiu njerëz të famshëm e të thjeshtë ishte edhe sfida e “kovës me akull”.

Një fenomen që filloi nga fundi i korrikut si një ftesë e përmasave globale për solidarizim me një sëmundje shumë të rrallë, një fenomen që përfshiu njerëz të thjeshtë, por edhe shumë personalitete, një fenomen që është debatuar dhe kundërshtuar me raste e që për çudinë e të gjithëve edhe sot në 1 shtator vazhdon që të përfshijë persona të ndryshëm.

“Virusi” i lumturisë

Nëse “kova e akullit” është një fenomen viral që lë hapësira edhe për kundërthënie, ç’mund të thuash për lumturinë, [ër këtë ndjenjë në kërkim të të cilës jemi të gjithë që nga dita që kemi ardhur në jetë?

Pikërisht një këngë për lumturinë u bë muaj më parë lajmotivi jë vetëm i një numri shumë të madh njerëzish, por edhe u shndërrua në një nga videot më të kopjuara deri më tani nga individë dhe grupime. 

Gjithcka nisi nga ajo që cilësohet si “kënga më e lumtur e të gjitha kohërave”. Ritmi që shqërohet me një hare dhe alegri nga shumë njerëz që shpërndajnë mesazhin “le të gëzojmë dhe të ftojmë të tjerët t’i bashkohen gëzimit tonë”.

Farrell Williams ka frymëzuar më shumë se 800 versione të kësaj videoje, nga të paktën 94 vende të ndryshme të botës. Kënga më e fundit e tij ka depërtuar kudo dhe ishte një ndër fenomenet e kësaj vere.

Top Channel