Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet
Historia e Irina Dovgan tregon më së miri dramën që po përjetojnë përditë banorët e Donetskut dhe ndasinë e thellë që ka ndezur mes ukrainasve dhe rusisht-folësve konflikti në këtë rajon.
Para nisjes së konfliktit, 52-vjeçarja drejtonte një sallon bukurie në një qytezë pak kilometra larg Donetskut. Me nisjen e luftimeve ajo u rreshtua në krah të Kievit dhe në rrjetet sociale nisi të grumbullojë fonde për të blerë ushqime dhe veshje për ushtarët ukrainas në luftën e tyre kundër rebelëve separatistë.
Thirrjes së saj për donacione po i shtoheshin radhët gjithnjë e më shumë dhe në rrjetet sociale nisi të shpërndahej fjala. Gjithcka vijonte normalisht për të, deri në momentin kur thirrja për ndihmë shkoi në veshin e gabuar.
Separatistët pro-rusë u vunë në dijeni të fushatës së zonjës 52-vjeçare dhe nuk vonoi kur i mësynë në banesë. I lidhën sytë dhe e morën zvarrë prej shtëpisë së saj. E mbajtën për ditë me radhë në një bazë të tyren ku ushtruan torturat më çnjerëzore ndaj saj duke e akuzuar për agjente të shërbimeve sekrete ukrainase dhe i kërkonin të fliste, të nxirrte emrat e bashkëpunëtorëve të saj.
Por 52-vjeçarja nuk rrëfeu asnjëherë më shumë nga sa ishte në të vërtetë, një aktiviste pro-ukrainase. Për ta bërë shembull separatistët i mbështjellin në supe një flamur ukrainas dhe e lidhin në një shtyllë në sheshin kryesor të Donetskut me mbishkrimin: “Ju kam vrarë fëmijët”.
Për orë me radhë u pështy, u ofendua, u godit me vezë, domate e sende të tjera të forta deri kur rastin e dokumentuan gazetarët Marco Franccheti i Sunday Times dhe një reporter i lirë Dmitry Beliakov.
Dy gazetarët të tronditur nga ajo që panë kërkuan një takim me një udhëheqës pro-rus të zonës. Në takim udhëheqësi i separatistëve u tha se nuk ishte në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe disa orë më pas urdhëroi lirimin e 52-vjeçares.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore heroina ukrainase u rikthye në banesën e saj në gjendje të rënduar mendore pas gjithë atyre që kishte hequr.
Top Channel