Chelsea konfirmon: Torres huazohet te Milani

30/08/2014 00:00

Pas shumë tentativave Milani duket se ka siguruar shërbimet e spanjollit Fernando Terres. Në një deklarate të klubit londinez bëhet e ditur se sulmuesi do të kalojë te Milani në formë huazimi për dy sezonet e ardhshme.

Ish-lojtari i Atletico-s, Liverpool dhe Chelsea-s ka rënë dakord për kushtet personale dhe gjatë paradites së të shtunës do të mbërrijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore.

Torres, tashmë në moshën 30 vjeçare, do të largohet nga Londra pas tre viteve, ku luajti plotë 110 ndeshje dhe shënoi vetëm 20 gola, kujtojmë që u transferua nga Liverpool për te Chelsea për 50 milionë paund.

Në vitet 2006-2007 Milani ka qenë shumë pranë të transferimit të kapitenit të atëhershëm të Atletico Madridit, por në fund ishte Liverpool ai që bindi futbollistin.

Top Channel