Historia mes Lukakut dhe Napolit përfundoi, belgu sheh nga Fenerbahçe
Vera e këtij viti për Hakan Calhanoglu duket ndryshje nga ajo e 12 muajve më parë kur turku dukej se do të largohej nga Interi. Pas shpërthimit të Lautaro Martinez pas eliminimit në Botërorin e Klubeve pati një krisje të raporteve mes turkut dhe një pjese të skuadrës, një krisje që dukej e pariparueshme.
Por mesfushori në sezonin e titullit kampion mori përdore Interit drejt triumfeve të tij në futbollin italian. Gjithsesi edhe pak ditë dhe do të nisë sezoni i ri me Hakan Calhanoglu që rrëfehet në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport’ duke folur për shumë tema që nga gjendja fizike e deri te…trampianti i flokëve
Calhanoglu, si është gjendja atletike?
‘Jam mirë. Falenderoj Chivu që më dha disa ditë më shumë në dispozicion për të pushuar pas Botërorit. Isha pak i lodhur mendërisht, por munda të rikuperohesha. Tani puna është madhe, po vrapojmë shumë, por po përmirësohem’
Çfarë i ndodhi Turqisë në Botëror?
‘Mendonim të bënim diçka të rëndësishme, por përjetonim një ëndërr të madhe pas 24 vitesh, por gjërat nuk shkuan siç shpresonim. Për fat të keq, kjo mund të ndodhë në futboll. Më vjen shumë keq si kapiten sepse kombëtarja jonë është shumë pasionante. Por duhet të shohim përpara. Unë nuk dorëzohem dhe jam gati të tentoj sërish në 2030’.
Ndërsa sezoni i Interit u mbyll shumë mirë. Goli yt ndaj Romës, një gjuajtje e papritur në fundin e pjesës së parë, është konsideruar nga të gjithë si momenti që vendosi për titullin
‘Ishte një moment delikat për ne. Por nuk e di nëse ai ishte vërtët goli vendimtar. Sidoqoftë, nuk është diçka e re për mua që tentoj të gjuaj kur shoh që ka hapësirë; nuk rri aty e të mendoj, por veproj. Është mënyra ime. Në të kaluarën, te Hamburgu kam shënuar edhe nga 40 m, por me goditje dënimi’
Si ke mësuar të gjuash kështu?
‘Talenti ka pjesërisht pjesën e tij, pjesa tjetër është stërvitje. Që fëmijë, ushtrohesha me babain tim për fuqinë dhe saktësinë. Më pas më përmirësoi një trajner i sektorit të të rinjve të Ëaldhof Mannheim: Stefan Gross. Është babai i Pascal, futbollistit të Brightonit’
Kush është futbollisti që të frymëzon për teknikën?
“Juninho. Më i mirë, jam përpjekur ta imitoj’
Përse organizatorët si Calhanoglu nuk janë më në modë?
‘Pyetje e vështirë. Ndoshta diferenca ime është për shkak të rrugëtimit që kam përshkuar; e kam nisur si një nr.10 duke ndërthurur vizionin e lojës me inteligjencën teknike dhe më pas u bëra një nr.6. Por besoj se ka shumë mesfushorë të mirë, ndoshta me aftësi të tjera’.
Kujt i detyrohesh për evoluimin tënd në fushë?
‘Kam filluar me Giampaolon te Milani për disa ndeshje. Por nuk isha gati mentalisht, ndihesha si një mesfushor sulmues. Më pas te Interi, kur u largua Brozovic, Inzaghi më tha se më shihte shumë mirë si organizator. E provuam gjatë verës, funksionoi dhe ja ku jemi’.
Në mënyrë paradoksale, po shënon më shumë tani se më parë.
‘Më vijnë shumë topa jashtë zone dhe nëse vjen rasti, unë gjuaj’.
Përmende Mannheim, qytetin ku je rritur. Si jeton një familje turke në Gjermani?
‘Babai im punonte në një industri farmaceutike dhe bëri që ne të mos na mungonte asgjë. Padyshim që unë ndihem turk, kam ruajtur traditat, kulturën dhe besimin e vendit tim. Jam mysliman praktikant, kam shkuar për vizitë edhe në Mekë dhe jam emocionuar shumë. Por Gjermaninë e falenderij që më rriti dhe më lejoi të bëhem një futbollist. Shkolla gjermane, nga Karlsruhe te Leverkusen duke kaluar nga Hamburgu, ishte një fazë thelbësore e karrierës sime’.
Po a nuk doje të bëheshe polic?
‘Po, kisha kuriozitet për këtë lloj pune. Kujdesi për njerëzit, uniforma, nuk e di. Por shpesh, jo gjithnjë, është më mirë të bëhesh futbollist’
Edhe Italia të ka adoptuar tashmë.
‘Është një këndësi për mua të jetoj në vendin tuaj. Unë as nuk arrij të kuptoj si kanë kaluar vitet. Kur erdha këtu nuk mendoja sa kohë do të kaloja këtu. Jam përpjekur sidomos të shijoj eksperiencën, të jetoj të tashmen’.
Dhe e tashmja e ka emrin Inter, apo jo?
‘Unë jam i kënaqur që jam këtu, në Milano ku unë dhe bashkëshortja ime jemi integruar shume mirë dhe te Interi. Kemi shumë miq, fëmijët shkojnë në shkollë. E ardhmja nuk varet nga unë, por nga klubi’.
Varet edhe nga ty.
‘Jo, sepse nuk kam pasur asnjë kontakt për rinovimin. Unë jam një futbollist dhe mendoj të luaj. Por në 5 vite mendoj se kemi bërë shumë gjëra të mira; 8 trofe, 2 finale të Champions League. Tifozët më duan dhe unë i dua ata. Të shohim se çfarë do të ndodhë’.
Atëherë, përse çdo vit nga Stambolli një trajner apo një president klubi thonë se Calhanoglu dëshiron të luajë në Turqi?
‘Sinqerisht nuk e kuptoj se përse emri im përmendet. Unë jam kapiteni i kombëtares, mund të ndodhë që flas me presidentë klubesh që më kërkojnë të reja apo këshilla për futbollistë të tjerë. Por për merkaton merret menaxheri im. Nëse keni ndonjë dyshim, pyesni atë’.
Te Interi është kthyer Stankovic që mund të jetë pasuesi yt.
‘Jam i lumtur që është më i maturuar, e kupton më shumë futbollin. Mendoj se mund të mësojë akoma nga të gjithë ne’.
Cili është objektivi i vendosur për sezonin e ri?
‘Të mbrojmë titujt tanë. Pastaj, objektivi-ëndërr i imi është të luaj një tjetër finale të Ligës së Kampioneve. Për mendimin tim, mund të përballemi me të gjithë; jemi të fortë’.
Personalisht, çfarë uron?
‘Të kem më pak dëmtime. Më erdhi keq që humba shumë ndeshje sezonin e kaluar. Për fat të keq, parandalimi ndonjëherë nuk mjafton, ekziston rastësia’
Por ishte vendimtar dhe ekzekutove një vallëzim spektakolar për titullin.
‘Më shihni serioz sepse në ndeshje jam shumë i përqendruar. Por jashtë fushe jam një djalë normal. Muzika është pasioni im, më jep lumturi dhe entuziazëm. E vallëzoj dhe e dëgjoj me zë shumë të lartë. Por nuk di të këndoj; një herë gjatë një programi televiziv më dhanë mikrofonin. E lëmë më mirë…’
Ndërsa transgresioni quhet Harley Davidson.
‘E vërtetë. Por m’u desh ta shisja sepse më kërcënonte drejtori Ausilio. Kjo do të thotë se di të dëgjoj. Por kur të mbyll karrierën si futbollist, do të riblej motorin’
Çfarë do të bësh kur të mbyllësh karrierën?
‘Nuk e kam vendosur ende. Por me siguri nuk do të bëhem trajner. Ndoshta agjent apo drejtor sportiv. Por e shoh veten edhe si president i Federatës Turke’
Një kuriozitet i fundit; pse ky ndryshim imazhi?
‘Kam bërë trampiant flokësh. Shokët e skuadrës, por edhe Modric në ndeshjen derbi, bënë shaka me mua. Por për mua është mirë kështu; ndihem më mirë tani’.
Top Channel