Humbja e madhe e Lionel Messit, vjen ngushëllimi për të atin nga Newell’s Old Boys
Inter ndërpret pathyeshmërinë e Juventusit përsa i përket fazave përgatitore.
Në Perth, skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu arriti të fitojë ndeshjen miqësore me Zonjën e Vjetër me rezultatin 2-1 në një sfidë ku zikaltrit e merituan këtë sukses.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me avantazhin 1-0 të Interit që shënoi me Dimarcon pas një asisti të Bonny. Zikaltrit kishin mundësi të dyfishonin shifrat me Calhanoglu dhe Mkhitaryam por pa sukses, ndërsa Juventus iu afrua golit të barazimit me Yildiz. Pas pushimit të ndeshjes, Interi gjeti edhe golin e dytë, pikërisht në minutën e 62 me Diouf që u shërbye nga Esposito.
Në çastet e fundit Juventus vetëm sa shkurtoi diferencën në 2-1 me golin e Francisco Conceiçao. Në fund kjo ndeshje shkoi në favor të Interit që e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme turneun ndërkombëtar në prag të sezonit të ri në Serie A.
Top Channel