Një lëvizje surprizë është regjistruar te Barcelona. Ronald Araujo do të jetë futbollist i Liverpool.

Sipas gazetarit të specializuar të merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, klubi anglez ka arritur një marrëveshje me atë katalanas për transferimin e mbrojtësit uruguajan në Anfield në formë huazimi në një operacion që ka marrë miratimin e Drejtorit Sportiv të kampionëve të Spanjës, Deco. Gazetari italian përdori edhe frazën e tij të famshme ‘Here ëe go’ për të konfirmuar këtë lëvizje në rrjetet sociale.

Ronald Araujo ka një kontratë me Barcelonën deri në 2031 dhe tani uruguajani përgatitet të përballet më një aventurë të re në Premier League me fanellën e Liverpool. Kjo manovër është bërë në bazë të nevojëve të trajnerit Iraola që  në këtë mënyrë përforcon prapavijën me një qendërmbrojtës. Araujo do t’i shtojë Liverpoolit fuqi fizike, shpejtësi dhe aftësinë për të mbrojtur hapësirat e mëdha, karakteristika këto që vlerësohen në mënyrë të veçantë në futbollin anglez.

Gjithnjë sipas Fabrizio Romanos operacioni është i mbyllur përmes një marrëveshjeje verbale mes klubeve dhe tani mbetet për të kryer hapat e tjerë.

Top Channel