Konsumimi i domates parandalon kancerin e prostatës

28/08/2014 00:00

Një burrë që konsumon më shumë se 10 porcione domate në javë redukton riskun rreth 20% të kancerit të prostatës sipas një studimi të  Universitetit të Bristolit.

Kanceri i prostatës është i dyti më i përhapuri tek meshkujt me 35 mijë raste të reja dhe rreth 10 mijë persona që humbin jetën çdo vit në Britaninë e Madhe. Ekspertët rekomandojnë të ndiqet një dietë e ekuilibruar me fruta dhe perime, reduktim të mishit, yndyrës dhe kripës.

“Meshkujt duhet të konsumojnë një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve që të mbajnë një peshë të qëndrueshme dhe të jenë aktivë”. Ekipi i Universitetit të Bristolit analizoi dietën dhe stilin e jetesës të rreth 20 mijë britanikëve nga mosha 50-69 vjeç.  

Gjatë kërkimit ata gjetën meshkuj që konsumonin 10 porcione domate në javë duke përfshirë lëng domate, domate të freskëta, fasule të pjekura dhe u vu re që rreziku ishte reduktuar me 18%.

Ekipi tha se te meshkujt që konsumonin 5 vakte fruta dhe perime në ditë ulej me 24% risku i prekjes nga kanceri i prostatës krahasuar me ata që konsumonin 2 vakte me fruta dhe perime ose më pak.  

“Kërkimet tona kanë zbuluar se konsumimi i domates është shumë i rëndësishëm në parandalimin e kancerit të prostatës. Ne do të vijojmë studimin për të konfirmuar gjetjet tona”, tha Vanessa Er nga Universiteti i Bristolit.

Top Channel