9-vjeçarja vret instruktorin në poligonin e qitjes

27/08/2014 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një poligon qitjeje në Arizona. Një vajzë 9-vjeçare ka vrarë aksidentalisht instruktorin e qitjes.

Incidenti ka ndodhur në një poligon të hapur në White Hills në Arizona, një qytet pothuajse i pabanuar, jo shumë larg nga Nevada.  

Instruktori Charles Vacca ishte duke i mësuar armën vogëlushes, kur ka dalë një plumb që e ka goditur në kokë 39-vjeçarin. Viktima u dërgua në spital në Las Vegas, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetojë.

Sipas autoriteteve, vajza ndodhej në poligon së bashku me prindërit e saj.

Top Channel