Lind një tjetër “Barbie” njerëzore

20/08/2014 00:00

Një tjetër “Barbie” njerëzore del në dritë, e këtë herë ajo vjen nga Ukraina. Lolita Richi është 16 vjeçe, rrethin e belit e ka 50 centimetra, pjesën e kraharorit tepër të bollshme, e pretendon se për këtë pamje nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pranon vetëm se sytë e mëdhenj e të qelqtë në ngjyrë bojëqielli i detyrohen përdorimit të lenteve, ndërsa rrëfen se në fëmijëri preferonte më shumë topin se sa kukullat, dhe gjatë gjithë kohës luante vetëm me djem.

Duke qenë se është 1 metër e 62 centimetra e gjatë, Lolita nuk mund të punojë si modele, por është e vendosur ta përdorë pamjen e vet për t’u bërë e famshme dhe për t’ia arritur këtij qëllimi i shërben, përse jo, edhe pamja e çuditshme e një kukulle “Barbie” që ecën.

Top Channel