Google gati të prezantojë llogari në Gmail dhe Youtube për minorenët

20/08/2014 00:00

Llogari në Gmail dhe Youtube për minorenët. Google si të gjithë kolosët e internetit kërkon përdorues të rinj dhe ka shenjestruar grupin nën moshën 13 vjeç

Së shpejti minorenët që përdorin internetin dhe rrjete të ndryshme duke falsifikuar  moshën dhe shpesh edhe me konsensusin e prindërve mund të kenë llogari në Gmail dhe Youtube në “përmasat e tyre” dhe sigurisht me mbikëqyrjen  e mamasë dhe babait.   Në fillim të këtij viti Google  po mendonte për të përshtatur një version të Youtube-it për fëmijët dhe që mund ta përdornin në tabletë.  

“Tashmë kompania kërkon që të stabilizojë  një sistem të ri që i lejon prindërve të organizojnë llogaritë e fëmijëve në internet duke kontrolluar sesi i përdorin shërbimet që ofron Google dhe çfarë informacionesh marrin”, shkruan Wall Street Journal.

Top Channel