Nëse ndonjëherë keni qenë kuriozë se si do të ndryshojë koncepti i udhëtimeve të gjata, kompania ajrore “Techninon Design” ka shpalosur projektin e saj më të ri.

Ata kanë ndërtuar modelin e një avioni pa dritare, me pamje panoramike. Pra, nëse do udhëtosh me të, do mund të shohësh gjithë pamjen e qiellit, reve, dukurive atmosferike, tokës ose deteve, që ndodhen poshtë teje.

Ose, më qartë, do të duket sikur po fluturon brenda një kubi prej xhami. Sipas dizenjuesve, cilësia e xhamit do të jetë shumë e lartë, me qëllim rezistencën nga rrezet e forta të diellit, stuhive të rrëmbyeshme të shiut, si edhe presionit të lartë të erës.

Në fakt, heqja e dritareve të avionit ka avantazhet e tij, sepse fillimisht redukton materialet, koston e ndërtimit, si dhe zvogëlon peshën e tij. Gjithashtu, në pjesën e jashtme të avionit do të montohen kamera për të kapur pamje nga më të ndryshmet.

Drejtori i projektit, Gareth Davies, në një njoftim për shtyp, modestisht tha se karakteri i projektit është i thjeshtë, pavarësisht se duket si diçka shumë luksoze. Avioni “IXION Windowless Jet” do të sfidojë udhëtimet aktuale dhe do të propozojë diçka pak më ndryshe, një adrenalinë më të madhe.

Top Channel