Pornografia, edhe femrat krijojnë varësi

15/08/2014 00:00

Besohet gjërësisht se më të rrezikuar nga varësia ndaj pornografisë janë meshkujt, por një studim i fundit në Gjermani tregon se edhe femrat janë po aq të rrezikuara nga varësia ndaj pornos sa edhe meshkujt.

Një studim i Duisburg-Essen University në Gjermani i publikuar në revistën “Cyberpsichology, Behavior and Social Networking” thotë se një në 5 femra që shikojnë filma pornografikë rrezikojnë të krijojnë varësi ndaj tyre.

“Përdorimi i shpeshtë i pornografisë mund të shkaktojë tek disa femra atë që njihet si hiperseksualitetin, një çrregullim i personalitetit që të shtyn të shpenzosh shumë kohë duke menduar dhe fantazuar për seksin”, thuhet në studim.

Shkencëtarët gjermanë thonë se hiperseksualiteti tek femrat ngjason shumë me atë të vërejtur më herët tek meshkujt me të njëjtin problem; varësinë ndaj pornografisë.

Në studim u përfshinë 102 femra, gjysma e të cilave shihte filma pornografikë dhe gjysma jo. Të anketuarave iu shfaqën 100 imazhe pornografike dhe analizat treguan se niveli i eksitimit tek femrat që shihnin pornografi, rrjedhimisht edhe dëshira seksuale, ishte më e madhe tek to.

Top Channel