Obeziteti, i lidhur me sëmundjet kancerogjene

14/08/2014 00:00

Njerëzit obezë kanë rrezikun më të madh ndaj zhvillimit të 10 llojeve të kancerit në trupin e tyre, sipas hulumtimit të revistës mjekësore “Lancet”.

Në Britaninë e Madhe numërohen rreth 12 mijë raste të reja çdo vit dhe, nëse obeziteti do të vazhdojë me këtë shkallë, priten të shtohen edhe 3700 raste të tjera.

Për këtë hulumtim mjekësor u mblodhën të dhënat e 5 milionë njerëzve dhe u cilësua si studimi më i gjerë në botë, i cili ka arritur të nxjerrë në pah specifikisht ato lloje të kancerit, që mund të krjohen.

Sipas tyre, çdo njeri, i cili është mesatarish 13-15 kg mbi peshën e tij normale, është i rrezikuar për të pasur kancer të tëmthit, mitrës, veshkave, si edhe një pjesë e vogël e popullsisë rrezikohet nga tiroidet ose leuçemia.

Por, mosha mesatare në të cilën shfaqet kanceri te femrat, është faza e menopauzës, ndërsa te meshkujt, rreth të 50-ave.

Pra, edhe pse marrëdhënia midis kancerit dhe mbipeshës është komplekse, teoria e fundit e shkencëtarëve thotë se kilogramët e tepërt janë një nga faktorët kryesorë, që ndikojnë në zhvillimin e një prej sëmundjeve si kanceri, që merr 7,6 milionë jetë njerëzish në botë.

Top Channel