Turqi, gjendet një delfin me dy koka

13/08/2014 00:00

Në një plazh në Turqi është  gjetur një delfin me dy koka. Siç duket specia nuk ishte më shumë se një vjeç. Gjetja e një specie të rrallë ka bërë që shumë biologë të studiojnë rastin.

Sipas agjencisë së lajmeve Dogan delfini që ishte i ngordhur është gjetur nga një mësuese. “Në momentin e parë nuk mund ta besoja sepse kurrë më parë nuk kisha dëgjuar që të flitej për një delfin të tillë”.
 
Më pas ajo ka lajmëruar policinë dhe kanë nisur kërkimet e studimi lidhur me këtë rast që i është besuar biologut, Mehmet Gokoglu nga Universiteti Akdeniz. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një specie jashtëzakonisht të rrallë.

Top Channel