Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit
Në një plazh në Turqi është gjetur një delfin me dy koka. Siç duket specia nuk ishte më shumë se një vjeç. Gjetja e një specie të rrallë ka bërë që shumë biologë të studiojnë rastin.
Sipas agjencisë së lajmeve Dogan delfini që ishte i ngordhur është gjetur nga një mësuese. “Në momentin e parë nuk mund ta besoja sepse kurrë më parë nuk kisha dëgjuar që të flitej për një delfin të tillë”.
Më pas ajo ka lajmëruar policinë dhe kanë nisur kërkimet e studimi lidhur me këtë rast që i është besuar biologut, Mehmet Gokoglu nga Universiteti Akdeniz. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një specie jashtëzakonisht të rrallë.
Top Channel