Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Mes mbrëmjes së datës 10 dhe orëve të para të 11 Gushtit është festuar nata e Superhënës, e cila është shfaqur në qiell e plotë dhe e mrekullueshme.
Është një ndër momentet më të bukura të vitit, duke qëndruar me sytë nga qielli dhe duke shijuar fenomenin e Hënës dhe yjet që shkëputen.
Fenomeni i mrekullueshëm i Superhënës mund të kthehet dhe të shijohet plotësisht edhe në mbrëmjen e 8 Shtatorit. Ndërsa për Hënën gjigante na duhet që të presim pak më gjatë, pasi takimi i radhës do të jetë më 14 Nëntor të vitit 2016.
Gjithashtu, mbrëmë ka qenë e mundur që të shijohet edhe fenomeni i një “shiu yjesh”, që shkëputen nga qielli. Kush ka pasur fatin të shikonte një yll që shkëputej, do kishte bërë mirë të mendonte edhe një dëshirë.
Top Channel