Microsoft vjen me “selphie phone”

11/08/2014 00:00

Microsoft po përgatitet të konkurojë Apple dhe Samsung në tregun e telefonave inteligjentë nëpërmjet Nokia-s, kompani të cilën e bleu në fillim të muajit prill.

Në forumet kushtuar teknologjisë përflitet se me shumë gjasa vjeshta nuk do të sjellë vetëm iPhone 6, apo produkte të tjera të Apple dhe Samsung, por edhe prodhimin e parë të Microsoft në fushën e telefonave celularë.

Bëhet fjalë për Lumia 730, një telefon i pagëzuar ndryshe edhe si “selfie phone” për shkak të cilësisë së kameras ballore që pritet të jetë 5 mp, ndërsa kamera parësore 8 mp.

Sa për sistemin e operimit përflitet se telefoni do të jetë në gjendje të operojë me Windows Phone 8.1 Debian Red, versioni më i fundit i këtij sistemit.

Për momentin gjithcka është në formën e zërave dhe nuk ka asgjë zyrtare nga Microsoft, por të mendosh që Bill Gates hodhi 7.2 miliard dollarë për të mos bërë asgjë me Nokia-n…

FOTO GALERI
1/2

Top Channel