Ish-menaxheri i boksit, Frank Maloney, kthehet në grua

11/08/2014 00:00

Në Tetor të vitit 2013, pas 30 vitesh që kishte kaluar në boks, një nga legjendat e këtij sporti, Frank Maloney, kishte braktisur aktivitetin.

“Për faktin se e kam merituar pensionin dhe tashmë do t’i dedikohem tërësisht familjes”. Pas rreth një viti nga kjo deklaratë, 61-vjeçari kishte nisur një jetë të re, por tashmë si grua.

Maloney zbriti në historinë e boksit për të qenë menaxher i Lennox Lewis. Nën udhëheqjen e tij, boksieri britanik fitoi pothuajse çdo gjë, që ishte e mundur për t’u fituar. Ai ndihmoi “The Lion” për t’u bërë kampion bote në vitin 1993.

“Kisha lindur në një trup të gabuar dhe gjithmonë e kam ditur, që kam qenë një grua”, ka thënë Maloney në një intervistë ekskluzive për “Sunday Mirror”.

“Nuk arrij të jetoj më nën hije. Dhe kjo është arsyeja që po flas. Të jetoja me këtë peshë do më kishte vrarë”, thotë ish-menaxheri i boksit, tashmë i kthyer në Kellie, që është baba edhe i tre vajzave.

“Kam trurin e një femre. E dija që isha ndyshe, që kur filluan të më krahasonin me fëmijët e tjerë. Nuk isha në trupin e duhur. Isha xheloz për vajzat”, thotë ish-menaxheri i boksit. Maloney ka thënë që po përgatitet edhe për ndryshimin e seksit. Që prej 2 vitesh po kryen edhe një terapi hormonale.

Top Channel