Kur GPS të çon në rrugë të gabuar

07/08/2014 00:00

Mos i besoni me përpikmëri navigatorit satelitor të mjetit që mund të jeni duke drejtuar!

Një paralajmërim që vlen shumë më tepër, kur mësohet se një çift turistësh australianë, të cilët ishin duke ndjekur të dhënat e GPS-it të automjetit të tyre, janë gjendur së bashku me të në pedonalen e shkallëuzar të rrugës “Lucera”, në qendër të qytetit të Barit.

Një pozicion i frikshëm, kur mendon të jesh duke parë kokëposhtë nga xhami i përparmë i makinës, edhe pse jo në lartësi të mëdha.

Për të zhvendosur makinën, siç raporton sajti informativ “ilquotidianoitaliano.it”, i cili jep edhe fotot e incidentit kurioz, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë bashkiake.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel