“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Supermodelja izraelite Bar Refaeli është ndarë nga i dashuri i saj, Adi Ezra, pasi ky i fundit e akuzon se ka kërcyer shumë pranë Sir Mick Jagger, një debat që lindi pas koncertit të Rolling Stones në Izrael.
Një dhuratë tepër e hidhur kjo në 29-vjetorin e ditëlindjes së saj. Bar kishte pranuar së fundi se kishte një lidhje serioze me Ezra, teksa çifti ishte fotografuar tepër i lumtur në disa pushime intime në Tajlandë, gjatë Marsit.
Por, publikimet e fundit në Izrael raportojnë se çifti është ndarë, pasi Ezra e akuzon modelen bjonde se i ishte afruar së tepërmi “maniakut” të njohur ndaj femrave, Jagger, edhe pse 70 vjeç, një pretendim që deklaron se ai ishte xhindosur dhe e kishte nxjerrë Bar-in jashtë pistës së kërcimit, gjatë një party të Rolling Stones.
Top Channel