70 vjet nga “D-Day”

04/06/2014 00:00

Në orët e para të mëngjesit të 6 qershorit të 1944, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja dhe forca të vendeve të tjera anti-naziste nisën atë që njihet në histori si “D-Day”.

Planet për zbarkimin në brigjet franceze në Ngushticën e La Manshit kishin nisur që në vitin 1943. Fortifikimet naziste në këtë pjesë të Francës ishin të mëdha dhe për Hitlerin një sulm i aleatëve në Europën Perëndimore kishte pak gjasa që të ndodhte.

Dhe ndodhi pikërisht ajo që Hitleri mendonte më pak. Më 6 qershor, mijëra trupa, mijëra avionë, mjete amfibe dhe mjete të tjera të blinduara nisën në brigjet franceze të Normandisë betejën e përgjakshme me forcat naziste për të çliruar Europën.

D-Day ishte dita e parë e luftimeve të përgjakshme që zgjatën për rreth 2 muaj dhe ishin jo pa kosto për aleatët. Të paktën 12 mijë ushtarë amerikanë, britanikë dhe kanadezë humbën jetën vetëm në ditën e parë të operacionit qindra të tjerë mbetën të plagosur.

D-Day përkujtohet si beteja që i dha goditjen më të madhe gjermanisë naziste dhe cdo 6 qershor, udhëheqës botërorë mblidhen në Normandi në nderim të të rënëve të kësaj beteje. Këtë vit përkujtohet 70-vjetori i betejës.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel