Skema e dixhitalizuar e ndihmës ekonomike
29/05/2014 00:00
Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, së bashku me zv/presidenten e Bankës Botërore Laura Tuck, vizituan njësinë 6 në Tiranë për të testuar skemën e dixhitalizuar të ndihmës ekonomike.
Veliaj theksoi për mediat se “nga 1 qershori ndihma do u jepet vetëm grave. Bëhet fjalë për një projekt avangard, më i miri në Europën Juglindore”.
“Projekti largon abuzuesit dhe targon personat që kanë vërtet nevojë për ndihmë ekonomike. Në 6 muaj kemi pastruar skemën e ndihmës ekonomike me 20%”, shtoi ministri i Mirëqenies Sociale.
Nga ana e saj, Laura Tuck nënvizoi se “Banka Botërore është e kënaqur që reforma po shkon në rrugën e duhur”.
Top Channel