Shqiptarët zënë vendin e parë në qelitë greke, renditen në krye të listës së të burgosurve të huaj me numrin më të lartë Partia opozitare Syriza në Greqi ka shënuar një fitore historike në zgjedhjet për PE, pasi për herë të parë në historinë e vendit fiton në zgjedhje një parti e spektrit të majtë.
Me rreth 26.5% të votave, pothuajse i njëjti nivel me zgjedhjet e vitit 2012, radikalët e majtë dërgojnë 6 deputetë në PE. Konservatorët e “Demokracisë së Re” në pushtet humbin më shumë se 6% të votave, të dy viteve më parë, por mbeten në vendin e dytë me rreth 22.7% dhe zgjedhin 5 eurodeputetë.
Shokuese janë 9.4% të votave të mbi 520,000 grekëve, që mbështetën neonazistët e Agimit të Artë, që konsolidohen si forca e tretë politike dhe dërgojnë 3 përfaqësues në PE.
Me gati 8%, socialistët e PASOK-ut, nën koalicionin e ri “Ulliri”, mbeten në lojën politike të vendit, duke zgjedhur dy eurodeputetë. Po kaq zgjedhin partia e re “Lumi”, Partia Komuniste e Greqisë dhe me 1 eurodeputet partia “Grekët e Pavarur”.
Lideri i radikalëve të majtë, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se pas këtij rezultati, me të cilin grekët kërkojnë ndryshimin e politikave kryesisht të diktuara nga Brukseli e Berlini, qeveria nuk ka të drejtën morale të vazhdojë funksionin e saj, por duhet të japë dorëheqjen.
Nga ana tjetër, kryeministrit Samaras, që pritet të riformatojë qeverinë, deklaroi se mesazhi i votës ishte i qartë për kabinetin që drejton, por nga ana tjetër, ai ka treguar se grekët dëshirojnë stabilitetin dhe jo zgjedhjet e parakohshme.
Sipas analistëve, vërtet opozita kryeson ndaj konservatorëve me diferencë rreth 3.7%, por ajo nuk përqendroi më shumë vota se totali i dy partive që ndodhen në koalicionin qeveritar, Demokracia e Re dhe PASOK-u.
Për sa i përket raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, radikalët e majtë fituan për herë të parë qarkun e Atikës, ku votojnë 30% e grekëve, por konservatorët kanë fituar 7 nga 13 qarqet e vendit.
Në Selanik, i pambështetur nga asnjë parti politike, ka rifituar një mandat të dytë për Bashkinë z. Janis Butaris, i mirënjohur për ndihmën që i ka dhënë komunitetit shqiptar në këtë qytet.
Top Channel