Ndihma ekonomike në dorë të gruas

13/05/2014 00:00

Ashtu siç ishte premtuar, nga data 1 Qershor, ndihma ekonomike e familjeve në nevojë do u dorëzohet grave dhe jo burrave, të cilët shpesh abuzonin me këto parà. Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, tha se nëpërmjet këtij veprimi, synohet që kjo ndihmë që jep shteti të shkojë për nevojat jetike të familjes.

“600-700 mijë shqiptarë që punojnë dhe paguajnë taksat heqin mënjanë nëpërmjet ligjvënësit 40 mln dollarë në vit për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Unë gjykoj se xhesti më i mirë që ne mund të bënim ishte ndryshimi i ligjit për ndihmën ekonomike, tashmë ‘Shqipëria Solidare’, për të siguruar që 40 mln dollarët të shkojnë në duart e 100 mijë grave dhe vajzave në Shqipëri. Duke filluar nga 1 Qershori, do të jenë ekskluzivisht vetëm gratë dhe vajzat, që me këtë definicion të ri, do të kthehen në kryefamiljare sa i përket skemës së ndihmës ekonomike Shqipëria solidare”, është shprehur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Top Channel