Elbasan, rruga drejt Belshit e amortizuar

10/05/2014 00:00

Rruga Elbasan-Cërrik-Belsh ndodhet në gjendje tejet të amortizuar dhe
prej vitesh në të nuk është vënë dorë megjithë shqetësimin e vazhdueshëm
të banorëve dhe trajtimin e këtij problemi në media.

Ky aks u sherben rreth 40 mije banoreve te zones se Dumrese dhe ai perdoret nga mijera drejtues mjetesh cdo dite. Pikerisht keta te fundit shprehen se prej vitesh tashme ne kete aks nuk sheh asnje punonjes per mirembajtjen e tij.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se gjendja e keqe e rruges po u shkakton atyre deme ne mjet duke e veshtiresuar gjithmone e me teper qarkullimin ne kete zone. Nuk kane qene te pakta rastet ku banoret kane organizuar edhe protesta per nderhyrjen ne kete aks, por asnjehere kerkesat e tyre nuk u degjuan.

Top Channel