Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik
Administrata Obama ka nxjerrë udhëzime të reja, për të garantuar që shkollat publike po zbatojnë ligjin federal, i cili u jep fëmijëve të emigrantëve të paligjshëm të drejtën për arsim.
Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder kujtoi se si, 30 vjet më parë, Gjykata e Lartë vendosi se ligjet, që u mohojnë fëmijëve të drejtën për shkollim bazuar në statusin e emigracionit, shkelin konceptin themelor të drejtësisë.
Por, Departamenti i Drejtësisë vazhdon të marrë njoftime shqetësuese, se disa rajone ndërmarrin masa që pengojnë fëmijët e emigrantëve në arsimim, u shpreh Kryeprokurori amerikan.
Holder përsëriti se shkollat publike kanë detyrimin të regjistrojnë nxënës, pavarësisht nga statusi i emigracionit, raca, ngjyra apo origjina kombëtare.
Top Channel