Këshillat e minibashkive abuzive

07/05/2014 00:00

Në këshillat bashkiake duhet të zgjidhen më shumë të rinj, pasi zëri i
tyre mund të dëgjohet më mirë edhe për zgjidhjen e problematikave që
kanë.

Kreu i Shoqates se Keshilltareve Bashkiake, Aldrin Dalipi bisedoi me te rinjte e Tiranes edhe ne lidhje me funksionimin e keshillave bashkiak, ku shjegoi në menyre me te thjeshte disa pika te reformes territoriale. Sipas Dalipit duhen shkrire keshillat e minibashkive ne Tirane dhe Tirana duhet te kete nje keshill me te zgjeruar.

“Në Tiranë, një këshilltar përfaqëson gati 10 mijë banorë, ndërsa në komuna që ju i dini janë me shumicë përfaqësimi është një këshilltar, gati 500 ose maksimumi 1500 banorë. Logjika të con drejt krijimit të njësive më të mëdha vendore dhe shuarjen e këtyre njësive të vogla, që në fakt vetëm marrin nga buxheti i shtetit, keqpërdorin këtë buxhet dhe nuk arrijnë në fakt të përfaqësojnë asnjë gjë në nivel vendor. Do të ishte më mirë që për Tiranën të kishte një Këshill të zgjeruar, një këshill të madh dhe të rritej numri i këshilltarëve që do të përfaqësonte njësinë e re vendore”, tha Dalipi.

Ne nje takim me rrjetin rinor te lidershipit te te rinjve per Tiranen u diskutua edhe mbi rritjen e angazhimit te femres ne vendimarrje.

 

Top Channel