
Rehabilitimi i lumit Gjanica, përveç impaktit pozitiv do të shkaktoje
edhe probleme të shumta sociale për një pjesë të konsiderueshme të
qytetarëve të Fierit.
Zbatimi i projektit per pastrimin dhe sistemimin e kesaj gangrene dhjetra vjeçare do te demtoje 90 subjekte tregetare dhe qindra shtepi qe ndodhen ne te dyja anet e lumit.
Kryebashkiaku i Fierit thote se zbatimi i ketij projekti do te ndryshoje teresisht pamjen e qytetit te Fierit.
Sipas kryebashkiakut te gjitha subjektet e ndertuara me leje do te demshperblehen. Nderkohe qe pergjate shtratit te lumit ndodhen disa lagje te vjetra te krijuara ne vitet 50. Projekti parashikon prishjen e te gjitha ndertimeve me ose pa leje, 27 metra nga aksi I lumit ne te dy anet e tij.
Top Channel