Modelja elegante sulmon “hipokritët e shëndoshë”

24/04/2014 00:00

Kur Cassi van den Dungen u shfaq në pasarelën e Mercedes Benz Fashion Week në Australi, shumë njerëz shprehën habinë për elegancën e saj.

E lënduar nga kjo gjë, 21-vjeçarja postoi në Instagram një foto të një modeleje të dobët me fjalë të printuara në të ku kundërsulmoi kritikët e saj duke i quajtur “hipokritë të shëndoshë”.

Ja çfarë lexohet në foto:

“Mendoj se shumë vajza të shëndosha janë hipokrite. Unë jam e gjatë dhe e hollë, ha çfarë të dua, nuk vdes për bukë dhe jam e bukur.

Pra, pse juve ju lejohet të doni “tulet” tuaja, ndërsa mua nuk më lejohet të dua “kockat” e mia? Pse ju mund të më thoni anoreksike, ndërsa unë nuk mund t’ju them të shëndosha?

Nëse ju më thoni që duhet të shtoj në peshë, unë ju them që duhet të humbisni në peshë.

Nëse ju mund të ndiheni të bukura se jeni trupmëdha, unë mund të ndihem e bukur se jam trupvogël. Pranojeni këtë!”

Top Channel