Bukuria e trishtë e imazheve të mëposhtme qëndron në faktin se aty rrezikojnë jetën cdo vit mijëra punonjës për vetëm disa dollarë në ditë.

Pamjet mbërrijnë nga njëra prej varrezave më të mëdha të anijeve në botë. E vendosur në brigjet e Bangladeshit, kjo varrezë nuk ofron as kushtet më të vogla të sigurisë për rreth 200 mijë punonjësit e saj dhe jo të paktë janë ata që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve, shto këtu edhe ata që janë të prekur nga sëmundje vdekjeprurëse për shkak të përqendrimit të lartë të lëndëve toksike në zonë.

Këtu çmontohen cdo vit dhjetra gjigantë të detit që kanë përfunduar misionin e tyre. Fillimisht u hiqen pajisjet e çmontueshme në brendi, e më pas nis zbërthimi i hekurave, pjesë të të cilave më vonë transportohen për riciklim.

“Porti i vdekjes së anijeve” është pjesë e një serie dokumentarësh të National Geografic që do të transmetohet në muajin maj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel