SHBA, përvjetori i 44-t i Ditës së Tokës

22/04/2014 00:00

Mbi 1 miliard persona në të gjithë botën festojnë “Ditën e Tokës” në përvjetorin e 44-t, që i dedikohet planetit tonë. Nisi në vitin 1970, kur 20 milionë persona në SHBA u mblodhën për të shtuar mbrojtjen për mjedisin.

Ja disa prej fakteve:

– Dita e Tokës u krijua nga senatori amerikan Gejlord Nelson i Uiskonsin, i cili iu përgjigj derdhjes së naftës në Santa Barbara të Kalifornisë.
– Presidenti amerikan Bill Klinton i dorëzoi senatorit Nelson “Medaljen e Lirisë”, në vitin 1995, për rolin e tij.
– Kongresi amerikan autorizoi krijimin e Agjencisë së Mbrojtjes Mjedisore.

Megjithëse “Dita e Tokës” ishte një eveniment, që lindi në Shtetet e Bashkuara, ajo u përhap në të gjithë botën në vitin 1990, kur 140 vende ia dedikuan atë planetit, ndërsa në vitin 2000 u bënë 180.

Cikago zhvilloi festën më të madhe në vitin 2007, ku morën pjesë 40 mijë njerëz, një rekord festimesh në një ditë të vetme.

Në vitin 2009, OKB i ndryshoi emrin, duke e quajtur “Dita Ndërkombëtare e Mëmës Tokë”. Por, në SHBA mbeti njësoj.

Tema e vitit 2014 janë “Qytetet e Gjelbra”. Edhe NASA merr pjesë në Ditën e Tokës, përmes agjencisë #GlobalSelfie, duke u kërkuar njerëzve të dërgojnë fotot e tyre në rrjetet sociale, duke përdorur pikërisht këtë “hashtag” #GlobalSelfie.

NASA do t’i përdorë fotografitë për të krijuar një mozaik me pamjet e Tokës.

Top Channel