Naile Kamberi është një nga zonjat që i ka ruajtur marrëdhëniet e mira me komshijet.

“Jemi disa shoqe komshije që takohemi shpesh me njëra-tjetrën, cdo pasdite për kafe, apo të dielave, për festa. E kemi ruajtur atë fqinjësinë e mirë”, thotë Nailja.  

Kane kaluar rreth 20 vite qe nga takimi i pare i Nailes me Suzana Shabanaj, qe atehere ato jane lidhur shume me njera tjetren dhe perpiqen te shfrytezojne cdo rast per t’u takuar.

“Shoqeri kam gjithandej, por komshinjte i kam te vecante per cdo gje. Më kanë bërë që të ndihem mirë. Më kanë respektuar, i kam respektuar gjithmonë. Ato fillimet e para ftonim njëra-tjetrën pinim kafe, punonim se kemi shtepi private; jo te jap kete lule, jo ate lule”, rrëfen Suzana.

Takohen pothuajse cdo te diele, mblidhen ne shtepine e njeres prej tyre, te gjitha bashke bejne gati sallaten e frutave, embelsiren si dhe kafen turke qe sic thone zonjat i jep lezet bisedes. Keshtu qe nuk mund te mungoje kurrsesi ne pasditet e tyre.

Petrite Xhelili thote se ajo gjithmone i gezohet organizimeve te shumta qe ato bejne me njera tjetren.

“Jemi komshijet që pijmë kafen pasditeve, të dielave, realizojmë gjithandej udhëtime, festa, ditëlindje, eskursione. Shkuam në Kroaci dhe nismëtarja ishte Nailja. Jam shumë e kënaqur. Është një krenari për mua, sikur më ulen vitet, jo të më ngrihet mosha”, thotë Petritja.

I jane gjendur komshijeve te tyre ne dite gezimi e hidherimi, kane ndare me to hallet e problemet qe iu ka sjelle jeta duke u perpjekur qe edhe t’i japin zgjidhje kur ato kane mundur.

“Me atë mirësjelljen, me atë edukatën, me atë mirëkuptimin që gjejmë tek njëra-tjetra e kemi ruajtur dhe unë e kam ruajtur dhe them që do ta ruaj deri sa të kem frymën”, shton Suzana.  

Top Channel