Gafa e US Airways, foto porno në Twitter

16/04/2014 00:00

Duhej të sinjalizonin si fotot të papërshtatëshme e rrjeteve sociale, por jo. Vendosën ta shpërndajnë me gjysmë milioni ndjekësa në rrjet.

Kjo është gafa e kompanisë amerikane të fluturimeve ajrore, US Airways. Në faqen zyrtare në rrjetin social Twitter, një ndjekës i kompanisë, shqetësimin e tij e kishte ndarë me një foto porno. Dikush nga kompania që kishte akses në rrjetin social, i ka kthyer përgjigje klientit pa e vrarë mendjen se cfarë ishte fotoja.

Kaq mjaftoi që fotoja shpërndahej me shpejtësi dhe pavarësisht se kompania njoftoi fshirjen e ‘tweet’, imazhet u përthihën nga interneti, ndërsa për US Airways nuk ngeli gjë tjetër vecse kërkesa e ndjesës: “Ju kërkojmë ndjesë për imazhin e pakëndshëm. Jemi duke hetuar”.

Top Channel