Dua Lipa dhe Calum Turner vazhdojnë pushimet, foto të reja të çiftit nga Meksika Dedektivi Jashim, një nga personazhet më joshës në prozën bashkëkohore të romaneve thriller, rikthehet sërish në Stamboll, por tashmë për të zbuluar një komplot.
Jemi në Stambollin e vitit 1838, kur Perandoria Otomane është drejt fundit dhe Sulltani që dymbëdhjetë vjet më parë, në 1826-n, kish shfarosur repartin zulmëmadh e famëkeq të jeniçerëve, tashmë me mëlçi të shkatërruar nga alkooli i tepërt i verës së përditshme, po jepte shpirt.
Janë ditët e tij të fundit mbi Bosfor, ditë që kanë zbarkuar në qytet grekë e francezë, të cilët kanë një synim, të gjejnë thesaret e vjetra mes të cilave dhe kupën e shenjtë të Krishtit, të cilën ai e ka përdorur në natën e fundit të jetës.
Kjo është historia e romanit “Guri i gjarprit” që shtëpia Botuese “Saras” sapo e ka hedhur në treg, shkruar nga historiani dhe shkrimtari anglez Jason Goodwin.
Një histori konspiracioni, e cilësuar e jashtëzakonshme nga kritika, e cila futet në skutat e historisë e na tregon se e tashmja e ka pikërisht shpjegimin tek librat e vjetër.
Por, ajo çfarë e bën të rëndësishëm ardhjen e këtij libri në shqip, është fakti se shqiptarët janë protagonistët kryesorë të tij.
Ata janë administruesit e sistemit të ujësjellësit të Stambollit, ku ruheshin thesaret e çmuara të perandorisë.
Një prej tyre Enver Xani, vritet teksa kujdesej për to. Libri është një udhëtim i jashtëzakonshëm në Turqinë e së shkuarës, duke bërë të takojmë në të shqiptarët, njerëzit besnik e me ambicje, historitë e të cilëve kanë mbetur në arkivat turke, e që ky anglez kërkon tu japë jetë, përmes këtij romani thriller…
Top Channel