Ukrainë, vritet lideri neonazist

25/03/2014 17:00

Një lider ultra-nacionalist ukrainas u qëllua për vdekje ditën e marte, në një përpjekje të armatosur me forcat speciale.

Lajmin e vdekjes së Oleksander Muzychko e konformoi Ministria e Brendshme e Ukrainës.

I njohur ndryshe si Sashko Bily, Myzychko mbeti i vrarë në ballafaqimin e armatosur të ndodhur në një bar-kafe në Rivne, në pjesën perëndimore të vendit.

AI ishte drejtuesi i Sektorit të Djathtë, një grupimi me prirje neo-naziste, i veçuar si tepër aktiv gjatë manifestimeve që sollën rënien e qeverisë së Yanukovych.

Sipas versionit zyrtar, trupat speciale kishin si qëllim arrestimin e tij, por e hapën zjarr vdekjeprurës kur Muzychko qëlloi ndaj tyre.

Drejtuesi i sektorit të djathtë ishte shfaqur në disa video teksa hynte i armatosur në zyra të administratës dhe rrihte me tytë kallashnikovi punonjësit.

Ai dyshohej si autor i disa vrasjeve.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, Parlamenti i Ukrainës pranoi ditën e martë dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Ihor Tenyukh.

Tenyukh ishte akuzuar për paaftësi në përballimin e krizës së Krimesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA