Shkencëtarët besojnë se kanë janë në gjurmët e një prove ‘të jashtëzakonshme’ që përforcon akoma më shumë teorinë e Big Bang-ut mbi origjinën e Universit.

Studiuesit besojnë se kanë gjetur sinjalin e lëshuar në hapësirë nga përhapja super e shpejtë e trupave qiellorë, vetëm disa fraksione sekondash pas ‘krijimit të gjithckaje’.

Sipas tyre, sinjali i lëshuar është i dallueshëm nga teleskopët. Megjithatë, njëri prej pjesëmarrësve në studim, Marc Kamionkowski i Universitetit Johns Hopkins tregohet i përmbajtur, pavarësisht se nuk e fsheh entuziazmin e zbulimit.

“Ky zbulim është spektakolar. Jam njohur me punën kërkimore, argumentet janë bindëse dhe shkencëtarët e përfshirë janë ndër më konservatorët që njoh, ndër më të kujdesshmit në punën e tyre”, thotë Kamionkowski.

Gjetja është bërë nga një grup studiuesish amerikanë, pjesë e projektit BICEP2, që synon të shpjegojë krijimin e universit, të që tani, për gjetjen në fjalë flitet për cmim Nobel.

Top Channel