Një filxhan çaj për 38 milionë $

13/03/2014 00:00

Shtëpia prestigjoze e ankandeve, Sotheby’s këtë herë do të zhvendoset në Hong Kong për një ankand të cilin mund ta përballojnë vetëm ata me xhepa “të mëdhenj”.

Në ishullin aziatik Sotheby’s do të nxjerrë në proces një filxhan të rrallë porcelani të dinastisë kineze Chenghua, që daton në shekullin e pesëmbëdhjetë.

Sipas mediave ndërkombëtare online, oferta bazë e ankandit do të jetë vërtetë marramendëse, duke filluar nga 26 deri në 38 milionë dollarë amerikanë.

Pavarësisht rëndësisë historike që mund të ketë filxhani, bëhet fjalë për një shifër stratosferike, duke parë varfërinë që mbizotëron në disa pjesë të botës, përfshirë Azinë.

FOTO GALERI
1/3
Filxhani i dinastisë Chenghua

Top Channel