Togo, farmacia “voodoo” ku gjen zgjidhje për çdo problem

12/03/2014 00:00

Koka majmunësh të tharë, kafka antilopësh dhe skelete krokodilësh… Të gjitha këto mund t’i gjeni në kryeqytetin e Togos, Lome.

Marche des Feticheurs është farmacia voodoo më e madhe në botë, ku mund të blesh një femur elefanti për forcë apo një lëkurë gjarpri për të shëruar plagët e shkaktuara nga djegia.

“Kokat e majmunit blihen nga studentët në periudhë provimesh. Banorët mendojnë se ato stimulojnë të studiuarit”, thotë Constantine James, fotografi që ka realizuar këto foto.

Por, shumë të preferuara janë edhe kokat e gomerëve, hienave apo leopardëve.

Nëse mendoni se jeni të pushtuar nga ndonjë shpirt i keq, duhet të blini një skifter të gjallë. James thotë: “Blihet skifteri dhe një prift voodoo transferon shpirtin e keq nga njeriu tek shpendi e më pas skifteri lihet i lirë.”

Nëse kërkoni që një person të bjerë në dashuri me ju, duhet vetëm të shkoni tek kjo “farmaci’ në Togo, të blini një kamaleon të ngordhur, ta fusni atë në parfumin që përdorni dhe si me magji ai person do të bjerë kokë e këmbë brenda me ju.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel