Në një periudhë të vështirë ekonomike është e papërballueshme të blesh rroba të reja çdo javë.

Blerjet jane gjithmone te rendesishme per femrat e ne shumicen e rasteve i bejne te lumtura, megjithate prishja e fustanit tone te preferuar apo e bluzes prej mendafshi nga njera ane na merzit e nga ana  tjeter eshte nje shpenzim i çuar dem.

Keshtu qe zgjidhja e duhur eshte kujdesi per rrobat qe kemi dhe te blerit e veshjeve te reja atehere kur duam ne dhe jo te detyruar.

Specialistet sugjerojne se kujdesi per rrobat duhet te jete njelloj si per floket. Te dyja lahen shpesh dhe nuk durojne temperaturat e larta.

Se pari, veshjet nuk duhen lare ne temp te larte. Uji i nxehte ne tekstile duhet eleminuar sa me shume te jete e mundur sepse ne kete menyre kursejme energji dhe nuk demtojme veshjet. Ne te kundert tek rrobat e bardha nxehtesia e ujit mund t’i zverdhe, kurse tek rrobat me ngjyre mund t’i cngjyrose ose t’i zbehe.

Se dyti, duhet perdorur sa me pak detergjent dhe zbardhues. Ne fillim pastrohen njollat dhe pastaj lahet e gjithe rroba duke shmangur detersivet e tepert.

Se treti, eshte me mire qe rrobat te lahen me dore, por edhe nese i lajme ne lavatrice duhet t’i veme ne procesin me te shkurter te mundshem.

Se katërti, aromatizuesit dhe zbutesit nuk jane demtues, ato luajne te njejtin rol si balsami i flokeve, dmth mund te themi se jane balsami i rrobave….

Se pesti, shplarja eshte nje proces shume i rendesishem, rekomandohet shplarja dy here sepse ne te kundert mund te ngelen kimikate ne rroba gje qe nuk eshhte mire as per lekuren e njeriut.

Rrobat nuk duhen shtrydhur me dore, por duhen vene ne nje peshqir dhe duhet t’i lesh aty sa te kullojne.

Tekstilet qe perbehen me fibra me origjine shtazore, siç eshte kashmiri apo mendafshi duhet te lahen me uje te ftohte dhe me detersive shume te bute.

Nderkohe, mund te perdoret edhe shampoja e flokeve sepse kane te njejten strukture si floket, i mban me te buta dhe nuk i çngjyros.

Nderkohe duhet pasur kujdes me perdorimin e parfumeve dhe kundradjerset. Hedhja direkt ne tekstile mund te lere shenje dhe mund t’i cngjyrose. Sugjerohet perdorimi i kundra djersve transparent.

Rrobat e bardha duhen nderur ne kohe me diell, kurse rrobat e erreta naten.

Kapset duhet te evitohen sepse grisin tekstilin e fillojne te hapin fijet. Megjithate ne rastet qe eshte e nevojshme kapset nuk duhen vendosur neper skaje te veshjeve, por aty ku bie mesi i rrobes.

Per veshjet delikate qe duhet te ruajne nje forme te caktuar si xhaketat apo kemishat e holla eshte mire t’i nderim me nje varese rrobash.

Edhe pse tekstilet mund te jene prej pambuku, nuk eshte e nevojshme qe ato te hekurosen me maksimumin e nxehtesise sepse eshte gjithmone parimi qe nxehtesia ndikon negativisht tek tekstilet.

Eshte mire qe rrobat t’i vendosim neper ambiente te mbyllura qe te mos te marrin pluhurat e nderkohe nuk duhet te jene te ngjeshura me njera tjetren.

Top Channel