Ajo ka një stil shumë të veçantë, jo vetëm në pamje, por veçanërisht në mënyrën se si e jeton botën. Zina Kondi, stilistja që pavarëisht profesionit, kërkon gjithnjë që vetes t’ja bëjë gjërat më të thjeshta.

Mbase ky është edhe çelësi që e mban atë ende të re dhe në formë, pavarësisht viteve.

Mikja e saj Albana, tregon se Zina nuk u kushton më shumë rëndësi seç duhet detajeve të përditshmërisë. Megjithatë, ja del të jetë gjithmonë në formë. Është ky fat?

“Zina e ka në stil mënyrën si vishet, si e koncepton daljen. Për 5 minuta bëhet gati. Është gjithmonë elegante”, tregon Albana.

Dhe elegancën e zonjës 55-vjeçare nuk e prish as ëmbëlsira, e cila është shoqëruese e përhershme e dietës së saj ditore. Një sekret i vogël: Zina thotë se nuk mund t’i privojë vetes një prej kënaqësive më të mëdha, siç e konsideron ajo ushqimin.

“Zina është unike në mënyrën si e jeton jetën. Përveçse energjike është shumë vitale dhe të përçon shumë energji pozitive”, shton Albana.

Të marrësh ato që do dhe të dish t’u qëndrosh larg gjërave që nuk të pëlqejnë. Mbase kjo është një lloj mënyre që Zinën e bën të jetojë rehat me veten, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët. Kapriçoze, rebele, e drejtpërdrejtë, gjithsesi ajo mbetet një zonjë me shumë sharm dhe që vijat e fytyrës ende nuk kanë arritur të barazojnë vitet e saj të shkuara.

“Zina ka një elegancë unike në llojin e saj dhe për më tepër është njeri i bukur.”

Lira Sota, një 72-vjeçare për t’u pasur zili

Rinia është tipari dallues i kësaj zonje. Lirie Soto është një grua me shumë vlera. Ish-mësuese, piktore, poete…

Por, ajo çfarë të bën të habitesh me të është fakti sesi ka mundur të ruajë të ngadalësuar brenda trupit të saj orën biologjike. Liria është 72 vjeç dhe kjo nuk e pengon që mikesha të saj të jenë vajza të reja, të cilat adhurojnë të rrinë në shoqërinë e saj.

“Ne kemi një diferencë moshe vetëm në vite pasi nga mënyra si frekuentohemi me njëra-tjetrën është shumë e afërt”, thota Alda.

Përgjithësisht janë genet ato që përcaktojnë pamjen tonë, por ajo çfarë zgjedhim të bëjmë apo të jemi, nuk është më pak e rëndësishme. Esmeralda dhe Jona, e kujtojnë gjithmonë të kujdesur për veten teta Lirinë: “Kishim dëshirë të shkonim ta shikonim si rregullohej.”

Teta liria është edhe sot një model për vajzat e reja, te cilat I kanë shumë në consideratë keshillat e saj për moden: “Më pëlqen mënyra si jep këshilla për modën dhe për mbajtjen e flokëve.”

Është e ëmbël, këshilluese e mirë, një shoqe për të gjitha moshat. E sheh jetën me shumë ngjyra e duket se edhe jeta ia ka shpërblyer këtë mirënjohje.

“Është shembulli më i mirë sesi një njeri mund të ngelet i ri, pavarësisht moshës”, thotë Alda.

Top Channel