Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Gjashtë muaj rresht bukë falas për gratë që kanë foshnja të sapolindura. Është kjo nisma e veçantë e Lulzim Vulashit, me origjinë nga Shkodra dhe pronar i një furre shumë të njohur në Firence.
Nga data 1 mars ai ka vendosur të ndihmojë nënat e reja me bukë falas, deri sa fëmija e tyre të mbushë gjashtë muajsh. Një nismë e pritur me entuziazëm dhe simpati e që ka shtuar radhat në furrën “Pane, Amore e Fantasia”, ku punojnë disa anëtarë të familjes Vulashi.
Ata përgatisin jo vetëm bukë, por edhe ëmbëlsira të ndryshme e gatime gjysmë të gatshme. Lulzim Vulashi tregon se kjo nuk është një mënyrë për të dhënë lëmoshë, por një akt zemërgjërësie, i thjeshtë, me diçka që ai e bën vetë, me bukën.
Ka llogaritur që çdo ditë të dhurojë rreth 30 kg bukë, një shpenzim prej rreth 100 eurosh. Në forumet e ndryshme në internet lexohet se kjo furrë nuk është si gjithë të tjerat. E dallohet jo vetëm për muzikën që nuk resht dhe për cilësinë e lartë të produkteve, por edhe për klimën e pritjen e njerëzve.
Siç shkruan një kliente: atje jeton një çast gëzimi që mund t’ju ndriçojë edhe një ditë të nisur ters.
Top Channel