Nasa publikoi një seri fotosh fantastike të frymëzuara nga filmi ‘Gravity’, i nominuar për 10 çmime Oscar në edicionin e 86 të ndarjes së çmimeve të Akademisë.

Seti fotografik është titulluar “Fotot reale të Nasës në hapësirë” dhe aty mund të gjejmë pamje nga teleskopi Hubble, atmosfera e Tokës dhe anijet hapësinore.

Filmi ‘Gravity’ fitoi plot 7 çmime Oscar ditën e dielë. Vetëm çmimi i regjisë më të mirë që i shkoi Alfonso Cuaron mbetet për t’u veçuar, ndërsa çmimet e tjera ishin vlerësime të karakterit teknik.

Top Channel